A e dini se Ziad Fazah flet rreth 60 gjuhë të huaja?
Nëse tani e kuptuat këtë fakt, pse ende dyshoni në mundësinë për të mësuar një gjuhë të re? Një, dy apo më shumë, pse jo? Fundja, “E vetmja gjë që të ndalon ty, je vetë ti.”
Mësimi i një gjuhe të huaj shkon përtej fjalëve dhe gramatikës; është përvojë, është ndjenjë apo thënë më mirë, është transformim në një person me identitet të ri. Kur flet një gjuhë të huaj, fillon të mendosh si folësit e saj, flet si ata dhe integrohesh në kulturën e tyre. Sot, më shumë se kurrë, të mësuarit e një gjuhe është bërë jo vetëm një nevojë profesionale, por edhe një mjet, posedimi i së cilës ofron ndjenjë euforie dhe krenarie. E para së gjithash, ajo që të gjithë e shpresojmë është ndjenja që të sjell suksesi. Një ndjenjë triumfi e fuqie, kur ngjet një shkallë më shumë në rrugëtimin e jetës. Por, përveç kësaj vorbulle ndjenjash, zotërimi i gjuhëve ofron mundësi të pafundme, të cilat as nuk i keni imagjinuar më parë.
Mendoni pak: mund të krijoni marrëdhënie me njerëz nga kultura të ndryshme, qofshin ato miqësi apo marrëdhënie pune, të lexoni libra, shikoni filma apo të dilni për një ecje pasdite, duke pyetur se si e kaloi ditën personi pranë teje. E të gjitha këto, në një gjuhë të re. Për t’u rikthyer te mundësitë, një gjuhë e re hap dyer në tregun global të punës, duke ju bërë automatikisht më të kërkuar dhe duke ju ngritur gjithmonë një hap para të tjerëve. Si qenie njerëzore, priremi të fillojmë diçka vetëm kur na kërkohet, mirëpo nëse vërtet e dëshirojmë suksesin, duhet të punojmë paraprakisht për të.
Pse të mos investojmë në zhvillimin tonë kur kemi mundësi? Pse të mos investojmë në të ardhmen tonë dhe të lëmë suksesin të vijë vetë? Investimi në edukim është i vetmi investim në të cilin nuk rrezikoni dhe suksesi është i sigurt, mjafton të punojmë drejt tij. Në “Ré nao”, ne nuk ofrojmë vetëm “një kurs gjuhësor”; ne krijojmë një përvojë. Të mësuarit bëhet një proces argëtues dhe i personalizuar për nevojat e secilit student. Kjo sepse ne besojmë se çdo gjuhë ka fuqinë për të ndryshuar jetën e dikujt – ndoshta edhe tuajën.
Nëse keni menduar ndonjëherë të mësoni një gjuhë të huaj, tani është koha e duhur…