7 gabime që bëjnë shqiptarët kur flasin gjermanisht

Mësimi i gjuhës gjermane nuk është gjithmonë i lehtë. Shumë shqiptarë arrijnë ta kuptojnë
gjuhën shpejt, por kur vjen momenti për të folur, shpesh bëjnë disa gabime të përsëritura.
Lajmi i mirë është se këto gabime janë krejt normale dhe mund të korrigjohen me praktikë.

  1. Përkthimi fjalë për fjalë nga gjuha shqipe
    Një nga gabimet më të zakonshme është përkthimi direkt i fjalive nga gjuha shqipe në
    gjermanisht. Struktura e të dyja gjuhëve është e ndryshme, prandaj një fjali që tingëllon
    natyrshëm në shqip mund të tingëllojë e çuditshme në gjermanisht.
    Në vend që të përktheni çdo fjalë, përpiquni të mësoni shprehjet ashtu siç përdoren nga folësit
    vendas.
  2. Frika nga gabimet
    Shumë studentë dinë më shumë sesa mendojnë, por nuk flasin sepse kanë frikë të gabojnë. Në
    realitet, gabimet janë pjesë e procesit të të mësuarit. Askush nuk pret që një person që po
    mëson një gjuhë të re të flasë në mënyrë perfekte. Sa më shumë të flisni, aq më shpejt do të
    përparoni.
  3. Ngatërrimi i “der”, “die” dhe “das”
    Nyjet janë një sfidë për pothuajse çdo shqiptar që mëson gjermanisht. Shpesh studentët i
    mësojnë fjalët pa nyjen përkatëse dhe më pas e kanë të vështirë t'i përdorin saktë. Prandaj
    është mirë që çdo fjalë e re të mësohet bashkë me nyjen e saj.
  4. Përdorimi i gabuar i “kein” dhe “nicht”
    Kjo është një temë që shkakton shumë konfuzion. Shumë persona përdorin “nicht” kur duhet
    “kein”, ose anasjelltas. “Kein“ përdoret për të mohuar emra (Ich habe kein Auto), ndërsa
    “nicht“ përdoret për të mohuar folje, mbiemra ose të gjithë fjalinë (Ich komme nicht). Edhe pse
    në fillim duket e vështirë, me ushtrime dhe shembuj praktikë, dallimi mes tyre bëhet shumë më
    i qartë.
  5. Të mos dëgjosh
    Disa studentë fokusohen vetëm te gramatika dhe ushtrimet, por harrojnë të dëgjojnë
    gjermanisht në jetën e përditshme. Filmat, serialet, podkastet dhe videot në gjermanisht
    ndihmojnë shumë për të mësuar shqiptimin dhe gjuhë gjermane në të folur.
  6. Mësimi i shumë fjalëve përnjëherë

Shpesh ekziston ideja se sa më shumë fjalë të mësosh në një ditë, aq më shpejt do të
përparosh. Në fakt, cilësia është më e rëndësishme se sasia. Më mirë të mësoni pak fjalë dhe t'i
përdorni në fjali, sesa të mësoni dhjetëra fjalë që i harroni pas disa ditësh.

  1. Mungesa e praktikës së të folurit
    Ky është ndoshta gabimi më i madh. Shumë kursantë lexojnë, shkruajnë dhe dëgjojnë
    gjermanisht, por flasin shumë pak. Gjuhët mësohen duke i përdorur. Edhe 10 minuta bisedë në
    ditë mund të bëjnë një ndryshim të madh me kalimin e kohës.
    Nëse e keni gjetur veten në ndonjërin nga këto gabime, mos u shqetësoni. Këto janë sfida që i
    kalojnë pothuajse të gjithë ata që mësojnë gjermanisht. Gjëja më e rëndësishme është të mos
    hiqni dorë dhe të vazhdoni të praktikoni çdo ditë.
    Mos harroni: qëllimi nuk është të flisni gjermanisht në mënyrë perfekte, por të komunikoni dhe
    të përmirësoheni hap pas hapi.

Fillo sot rrugëtimin tënd drejt suksesit!

Na kontaktoni për orarin, çmimet dhe nivelin e duhur për ju.

© 2026 Ré nao Course. Të gjitha të drejtat e rezervuara.