Kurs suedisht
Mësoni suedisht dhe hapni dyer drejt mundësive në Skandinavi dhe më gjerë!
A e dini se fjala “Realisationsvinstbeskattning” konsiderohet fjala më e gjatë në gjuhën suedeze dhe përmban plot 28 shkronja? Sipas Akademisë Suedeze, kjo fjalë do të thotë “tatim mbi fitimet kapitale”. Gjuha suedeze ka shumë veçori interesante gjuhësore, të cilat ju ftojmë t’i zbuloni bashkë me ne.
Gjuha Suedeze flitet shumë më gjerësisht sesa mund ta imagjinoni, me komunitete suedezfolëse të shpërndara nëpër Evropë, Amerikë dhe më tej. Qoftë për arsye personale apo profesionale, apo thjesht nga dëshira për të zgjeruar njohuritë tuaja gjuhësore, kurset tona të gjuhës suedeze janë zgjedhja ideale për ju. Përmes mësimeve tona interaktive e tërheqëse, praktikave të shumta dhe feedback-ut të vazhdueshëm, ne sigurohemi që çdo student të përfitojë maksimalisht nga procesi i të mësuarit.
