Kurs gjermanisht A1 për bashkim familjar
Për vizën e bashkimit familjar në Gjermani, bashkëshortët zakonisht duhet të dëshmojnë njohuri bazë të gjermanishtes në nivelin A1. Kursi ynë ju përgatit pikërisht për këtë provim – me fjalorin, ushtrimet dhe simulimet që ju duhen për ta kaluar që herën e parë.
Nga zero
Kursi është për fillestarë – nuk ju duhen njohuri paraprake.
Sipas formatit të provimit
Ushtrime me modele të vërteta të provimit dhe menaxhim të kohës.
Online ose në klasë
Prishtinë, Fushë Kosovë ose nga shtëpia.

Kush ka nevojë për certifikatën A1?
Certifikata A1 kërkohet zakonisht kur bashkëshorti ose bashkëshortja aplikon për vizë për t'u bashkuar me partnerin në Gjermani ose Austri.
Certifikatat që pranohen zakonisht janë:
- Goethe-Zertifikat A1: Start Deutsch 1
- ÖSD Zertifikat A1
- telc Deutsch A1
Çfarë përfshin provimi A1
Provimi ka katër pjesë dhe ne i ushtrojmë të gjitha.
Dëgjim
Njoftime, mesazhe telefonike dhe biseda të shkurtra.
Lexim
Tekste të shkurtra, njoftime, reklama dhe email-e.
Shkrim
Plotësimi i një formulari dhe një mesazh i shkurtër.
Të folur
Prezantimi juaj, pyetje dhe përgjigje, kërkesa të thjeshta.

Si përgatiteni me ne
- Fjalori dhe temat që dalin në provim.
- Ushtrime me modele të vërteta të provimit dhe menaxhim të kohës.
- Simulim i pjesës me gojë me mësimdhënës.
- Korrigjim dhe feedback për pjesën me shkrim.

Ku jepet provimi
Ré nao ju përgatit për provimin. Vetë provimi jepet në një qendër të licencuar provimesh, si Goethe-Zentrum Prishtina ose qendrat ÖSD dhe telc. Ne ju ndihmojmë të zgjidhni provimin dhe afatin e duhur.
Kohëzgjatja dhe oraret
Pyetje të shpeshta
A mjafton certifikata e kursit për vizë?
Jo. Për vizë kërkohet certifikata e një provimi zyrtar (p.sh. Goethe, ÖSD ose telc). Kursi ynë ju përgatit për atë provim.
Nuk kam mësuar kurrë gjermanisht. A mund ta filloj?
Po. Kursi është për fillestarë dhe fillon nga zero.
A mund ta ndjek kursin online?
Po, kursi ofrohet edhe online.
Çka ndodh nëse nuk e kaloj provimin?
Provimi mund të përsëritet.
Filloni rrugëtimin tuaj profesional!
Po kërkoni të përmirësoni aftësitë tuaja gjuhësore? Me përmbajtje tërheqëse dhe mësimdhënës me përvojë, ju do të shihni përmirësim pa humbur shumë kohë. Pra, çfarë po prisni?
- ✓Online ose fizikisht
- ✓Prishtinë dhe Fushë Kosovë
- ✓Nivelet A1–C2
- ✓Individual ose në grup

