Në cilën moshë është tepër vonë për me e mësu një gjuhë?
“Jam 27 vjeç, a është vonë me fillu mësimin e gjermanishtes?”
“Unë jam 35 vjeç, s’po mundem me mësu si ma herët.”
“Nuk po e di qysh me mësu, shumë vështirë.”
E cila është e vërteta? Nuk ekziston një moshë kur truri vendos me thonë: Stop. Mjaft mësove.
Shumë prej nesh mendojnë që është vonë sepse e krahasojmë veten me fëmijët. Fëmijët mësojnë shpejt sepse nuk kanë frikë me gabu, nuk analizojnë çdo fjalë, ushtrojnë çdo ditë dhe nuk e kanë presionin me qenë perfekt.
Ndërsa të rriturit e analizojnë çdo fjali para se ta thonë, turpërohen nga gabimet dhe mendojnë se çka po mendojnë tjerët. Pra, problemi nuk është mosha. Problemi është presioni që ia vendosim vetes.
Shkenca e mbështet këtë ide. Truri i njeriut ka një aftësi të jashtëzakonshme që quhet neuroplasticitet, që do të thotë se mund të krijojë dhe forcojë lidhje të reja nervore gjatë gjithë jetës. Sa herë që mësojmë një fjalë të re, një strukturë gramatikore apo një mënyrë të re të të menduarit, truri krijon rrugë të reja komunikimi mes neuroneve. Me praktikë, këto rrugë forcohen. Pra, ajo që e bën ndryshimin nuk është mosha, por sa shpesh dhe sa ushtrojmë.
Po, fëmijët mund ta kenë më të lehtë komunikimin, por të rriturit kanë diçka tjetër: përvojë, logjikë dhe disiplinë. Një i rritur e kupton strukturën e gjuhës më shpejt, e lidh fjalën e re me situata reale, e di pse po mëson.
A ka raste kur është vërtet vonë? Është vonë vetëm kur heq dorë para se me fillu, kur bind veten që nuk je për gjuhë dhe kur e përdor moshën si justifikim. Shumë njerëz nuk ndalen sepse nuk munden. Ndalen sepse mendojnë që nuk munden.
Pra, në cilën moshë është tepër vonë? Kurrë. Gjuhët nuk kanë afat skadimi, e as truri yt.
Sepse dëshira për me mësu nuk ka moshë.
