Pse e kuptoj gjuhën, por nuk kam guxim të flas?

Nëse e ke thënë ndonjëherë këtë fjali: “Unë po i kuptoj të gjitha, por kur duhet me fol… bllokohem”, dije që nuk je vetëm.

Kjo ndodh shumë më shpesh sesa mendon. Ndodh edhe te njerëz që janë shumë të aftë në gjuhë.

E vërteta është kjo: problemi nuk është gjuha, por ajo që ndodh brenda teje kur duhet të flasësh.

Çka po ndodh realisht?
Kur dëgjon apo lexon, je në zonë të sigurt. Askush nuk të gjykon. Nuk ke presion. Nuk ke frikë nga gabimet.

Por kur duhet të flasësh, mendon: çka nëse gaboj, apo çka nëse po tingëlloj keq?

Kështu, truri yt, për me të “mbrojtë”, thotë: më mirë mos fol, më mirë hesht!

Kjo nuk ka lidhje me inteligjencën apo aftësinë tënde. Ka lidhje me frikën nga gabimi.

Shumë prej nesh janë rritur me idenë që gabimi është dështim, gabimi është turp, gabimi nuk duhet të bëhet.

Por në gjuhë të huaj, gabimi është pjesë e procesit.

E çka ndodh atëherë kur thua: “E di çka me thënë, veç s’po më dalin fjalët”?

Kjo ndodh sepse ti po e mendon fjalinë komplet para se ta thuash, po e përkthen në kokë nga gjuha shqipe, po e kërkon “fjalinë perfekte” dhe, ndërkohë, vonohesh dhe momenti ikën. Gjuha nuk duhet të jetë perfekte për t’u folur, ajo flitet lirshëm.

Çka mundesh me bo?

Ndrysho qëllimin: jo me fol saktë, por me u kuptu.

Nëse mesazhi yt kuptohet, je në rregull. Gabimet gramatikore janë normale.

Fol me fjali të vogla, mos u mundo me e kompliku.

Fol edhe kur s’je gati. Askush nuk ndihet kurrë 100% gati për me fol një gjuhë të huaj.

Thuaja vetes: “Sot do flas, edhe po gabova, s’ka problem.” Kjo e çliron trurin dhe e ul presionin.

Rrethoje veten me ambient që nuk të gjykon. Kur je në një ambient ku gabimi lejohet, të korrigjojnë me respekt dhe nuk të ndërpresin, atëherë ti flet lirshëm.

Ti nuk je i/e keq/e në gjuhë. Ti thjesht ke nevojë për më shumë praktikë reale, më pak presion, më shumë guxim sesa perfeksion.

Mos prit ditën kur do jesh perfekt, sepse ajo ditë nuk vjen kurrë.

Fol sot. Me gabime. Me theks. Me pauza.
Sepse kështu mësohet gjuha realisht.

Fillo sot rrugëtimin tënd drejt suksesit!

Na kontaktoni për orarin, çmimet dhe nivelin e duhur për ju.

© 2026 Ré nao Course. Të gjitha të drejtat e rezervuara.