Pse fëmijët mësojnë gjuhë më shpejt se të rriturit?
Shpesh e kemi dëgju fjalinë: “Fëmijët e mësojnë gjuhën vetë, kurse për ne është shumë e vështirë.”
Por a është vërtet çështje moshe, apo ka diçka tjetër? E vërteta është që mënyra si fëmijët mësojnë është krejt ndryshe nga mënyra e të rriturve.
Fëmijët nuk kanë frikë me gabu. Një fëmijë flet pa u mendu dy herë. Gabon, qesh, e provon prapë. Nuk e pyet veten: “A po tingëlloj keq?” ose “A qeshi dikush me mua?”
Të rriturit, përkundrazi, e mendojnë shumë një fjalë para se ta thonë. E analizojnë, e korrigjojnë veten dhe shpesh heshtin. Gjuha nuk mësohet duke heshtur.
Fëmijët nuk e mësojnë gjuhën, ata e përjetojnë. Fëmijët nuk ulen me libra gramatike. Ata dëgjojnë, imitojnë, përsërisin dhe e përdorin gjuhën në situata reale. Ndërsa të rriturit shpesh fillojnë me rregulla, tabela, përkufizime dhe kështu e harrojnë arsyen kryesore: me komuniku.
Truri i fëmijëve është më fleksibil. Në moshë të vogël, truri është si sfungjer.
Ai e pranon tingullin, theksin dhe strukturën pa ndonjë problem.Të rriturit kanë tashmë një gjuhë të mësuar në tru, prandaj kur duan të flasin një gjuhë të re, fillimisht e përkthejnë në mendje, krahasojnë vazhdimishtdhe e kanë më të vështirë me e liru veten.Por kjo nuk do të thotë që është vonë.
Ja një lajm i mirë: Të rriturit mund të mësojnë njësoj, nëse ndryshojnë qasjen.
Çka mund të mësojmë prej fëmijëve?
- Me folë edhe kur nuk jemi perfektë
- Me e përdorë gjuhën çdo ditë, jo vetëm në klasë
- Mos me u frikësu nga gabimet
Gjuha nuk kërkon perfeksion, por guxim. Nëse sot e kupton gjuhën, por s’po e flet ende, problemi nuk është te mosha.
Problemi është te frika, dëshira për të qenë perfekt dhe mënyra si po mëson. Fëmijët na tregojnë çdo ditë që gjuha mësohet duke u përdorur, jo duke u menduar shumë.
