Si të mësoj një gjuhë kur kam pak kohë?

Të gjithëve na ka ndodhur të themi “Po filloj të hënën…” por pastaj erdhi e hëna tjetër.
Jeta është bërë shumë dinamike. Orar i ngjeshur, punë, angazhime, ndonjëherë edhe përtesë.
Por dëshira për të mësuar një gjuhë nuk të lëshon. Apo edhe presioni i mësimit, sepse gjuha të duhet për shkollim, banim apo karrierë. Edhe kur s’ke kohë, e ndjen që do, thjesht nuk di nga t’ia nisësh.

Ndryshe nga sugjerimet e tjera, kur themi se për të mësuar gjuhën të duhen disa orë në ditë, sot po mundohemi të këshillojmë njerëzit që kanë 15–30 minuta të lira.
Ndonëse dita është e ngarkuar, atë kohë që po qëndron kot në telefon, përdore për diçka me vlerë.

Ke 10 minuta për të pritur në bankë? Apo 15 minuta në trafik?
Pse mos të hapësh një aplikacion si Duolingo, një video të shpejtë në YouTube, apo të shikosh episodën e radhës të serialit në faqet e Shkollës “Ré nao”?
S’po themi të studiosh thellë, vetëm lidhu pak çdo ditë me gjuhën.

Më mirë 15 minuta në ditë sesa 3 orë një herë në javë

Shumë njerëz thonë: “S’ka kuptim me mësu veç pak minuta.”
Në fakt, ka shumë më shumë kuptim sesa mendon.
Nëse praktikon 15 minuta çdo ditë, për një javë ke 1 orë e 45 minuta.
Ushtro në një orar që realisht ta përballon jeta jote. Jo perfekt, por i qëndrueshëm.

5–10 fjalë në ditë mjaftojnë

Mos e mbingarko veten me lista prej 50 fjalësh.
Mëso 5–10 fjalë në ditë dhe provo t’i përdorësh në fjali.
Për shembull: lernen – Ich lerne Deutsch jeden Tag.
Të nesërmen, përsëriti dhe shto disa të reja.

Dëgjo gjuhën në sfond

A është kafja e mëngjesit momenti më i pëlqyer i ditës për ty?
Atëherë, vendose një podcast në sfond.
Në rrugë për punë? Dëgjo ndonjë bisedë në gjermanisht.
Truri nuk është “on–off”. Edhe kur nuk po studion me laps në dorë, truri absorbon.
Dëgjimi pasiv ndërton ndjesinë e gjuhës dhe më vonë të vjen natyrshëm ta thuash.

Fol, qoftë edhe me vete!

S’ke me kë me fol? Nuk ka problem. Fol me veten. Shpjego çfarë po bën:
“Ich koche jetzt. Ich habe Hunger…”
Është e çuditshme në fillim, por funksionon jashtë mase.

Përsërit

Nëse të duket që po bën pak progres, ndoshta s’po përsërit mjaftueshëm.
Rikthehu pas, rilexo tekstet e mëhershme, ripërdor fjalët që ke mësuar.
Gjuha mësohet me përsëritje, jo me ngarkesë.

Po, e di. S’është gjithmonë lehtë me qenë konsistent.
Por nëse e merr me qetësi, me pak e nga pak, me metoda që i përshtaten jetës tënde, do të kesh sukses.

Fillo sot rrugëtimin tënd drejt suksesit!

Na kontaktoni për orarin, çmimet dhe nivelin e duhur për ju.

© 2026 Ré nao Course. Të gjitha të drejtat e rezervuara.