Sa kohë duhet për të mësuar një gjuhë të huaj?

Një nga pyetjet që dëgjojmë më shpesh në shkollën tonë është: "Sa kohë duhet për ta mësuar këtë
gjuhë?"
Dhe përgjigjja më e sinqertë është: Varet.
Nuk është përgjigja që ndoshta do të doje të dëgjoje, por është e vërteta. Të gjithë mësojmë
ndryshe. Disa kanë më shumë kohë, të tjerë kanë më shumë motivim. Por për fat të mirë, ka disa
gjëra që mund të të ndihmojnë të kuptosh më saktë se çfarë e përshpejton dhe çfarë e ngadalëson
rrugëtimin tënd gjuhësor.
Nga çka varet shpejtësia e mësimit të një gjuhe? Janë disa faktorë:

  1. Gjuha që po mëson
    Nëse po mëson gjermanisht ose anglisht, ka shumë gjasa ta mësosh më shpejt sesa japonishten.
    Disa gjuhë janë më të afërta me shqipen dhe janë më të lehta për t'u kuptuar.
  2. Sa kohë i kushton?
    Sa më shpesh që përsërit, aq më mire do të mësosh gjuhën. Edhe 15 minuta në ditë, nëse bëhen
    rregullisht, mund të kenë efekt shumë më tepër se sa 2 orë një herë në muaj.
  3. Si e mëson?
    Mësimi vetëm nga librat është i ngadalshëm. Mësimi përmes komunikimit, ushtrimeve reale,
    lojërave gjuhësore, dhe bisedave është shumë më efektiv. Sidomos nëse je pjesë e një kursi ku
    flitet, jo vetëm shkruhet.
  4. Përditshmëria jote
    E ke dikë me të cilin mund të flasësh atë gjuhë? Përdor aplikacione? Sheh video, dëgjon muzikë?
    Sa më shumë që e përdor gjuhën në përditshmëri, aq më shpejt bëhet pjesë e jotja.
  5. Qëllimi yt
    Nëse po mëson për të kaluar një provim, ndoshta do të fokusohesh më shumë. Nëse po mëson
    për një udhëtim, do të mësosh më shumë me shprehje të përditshme. Të dyja janë të vlefshme,
    por ndryshojnë mënyrën e të mësuarit.
    A ka një kohë mesatare? Sa orë duhen realisht?
    Sipas niveleve evropiane (CEFR), këto janë orët mesatare për çdo nivel:
     A1 – A2 (fillestar): 100–200 orë
     B1 – B2 (mesatar): 350–400 orë
     C1 – C2 (i avancuar): 600+ orë

A mund të flas brenda disa muajve?
Po, nëse angazhohesh seriozisht, në 3 muaj mund të flasësh për veten, familjen dhe situata të
thjeshta.
Brenda 6 muajve, me një kurs të strukturuar, mund të jesh në gjendje të flasësh në përditshmëri,
të bësh pyetje dhe të përgjigjesh.
Brenda 1 viti, shumë studentë tanë në “Ré nao”, ndihen mjaftueshëm të sigurt për të udhëtuar
apo për të kaluar një provim.
Çfarë e ngadalëson procesin?
Mendimet si: “Kam kohë, do mësoj kur të kem mundësi…”
Mungesa e praktikës së të folurit
Frika për të gabuar
Mësimi vetëm teorik, pa ushtrime dhe aktivitete gjuhësore
Çfarë e përshpejton procesin?
Konsistenca. Edhe 20 minuta në ditë janë shumë më të vlefshme se një orë një herë në javë.
Bisedat reale.
Përdorimi i teknologjisë: aplikacione, video, podcaste, filma.
Angazhimi në një kurs të rregullt me strukturë dhe feedback nga mësuesi.
Nuk është pyetja “Sa kohë duhet?”, por “Sa kohë jam gati t’i kushtoj për gjuhën çdo
ditë?”
Sepse sado e gjatë të jetë rruga, ajo fillon me një hap. Fillo SOT!

Fillo sot rrugëtimin tënd drejt suksesit!

Na kontaktoni për orarin, çmimet dhe nivelin e duhur për ju.

© 2026 Ré nao Course. Të gjitha të drejtat e rezervuara.