Si e mësoi Arbeni gjermanishten dhe gjeti punë në Gjermani: një histori suksesi
Kur Arbeni filloi të mësonte gjuhën gjermane, ai nuk e kishte aspak të lehtë. Ishte 27 vjeç, punonte me orar të zgjatur dhe kishte zero njohuri për këtë gjuhë. Por kishte një qëllim të qartë: të shkonte në Gjermani dhe të ndërtonte një jetë më të mirë për veten.
“I mbaj mend ditët e para kur nuk e kuptoja çfarë thoshte mësuesja në klasë. Edhe ‘Wie geht's?’ më dukej si matematikë,” na tha Arbeni.
Ai u regjistrua në kursin e gjermanishtes në “Ré nao”, ku filloi nga niveli A1. Fillimisht i duhej të bënte përpjekje të mëdha – të mësonte fjalë të reja çdo ditë, të dëgjonte audio, të bënte ushtrime gramatikore edhe kur ishte i lodhur pas pune.
Metodat që funksionuan për të
Meqë “Ré nao” kujdeset të praktikojë metodat e veçanta për secilin student, ja çka funksionoi për Arbenin.
Çelësi për suksesin e tij ishte konsistenca dhe mbështetja që mori në klasë. Mësimdhënësit i dhanë jo vetëm njohuri gjuhësore, por edhe vetëbesim.
“Në kurs nuk më mësuan vetëm rregullat e gramatikës – më mësuan si të mendoj në gjermanisht. Më shtynë të flisja pa frikë, edhe kur bëja gabime.”
Ai përdorte aplikacione, dëgjonte podcaste për fillestarë dhe çdo mbrëmje, shikonte video të thjeshta në YouTube.
Përveç të tjerash, aktivitetet që bënin në klasë e ndihmuan atë të ndihej i lirë të komunikonte.
Pas disa muajsh të studimeve intensive, Arbeni arriti nivelin B1 dhe mori certifikatën e gjuhës. Ajo që pasoi ishte oferta për një vend pune një kompani në Hamburg.
“Kishin nevojë për dikë që e kuptonte sistemin, por edhe e fliste gjuhën në mënyrë të kuptueshme. Kur bisedova në gjermanisht gjatë intervistës, ndjeva që gjithë puna e lodhshme dhe e vështirë ia kishte vlejtur.”
Sot, Arbeni jeton në Gjermani dhe punon me orar të plotë. Ai thotë se mësimi i gjuhës ishte “bileta” drejt një jete të re.
“Mos prit të jesh perfekt për të filluar. Fillo me një fjalë, vazhdo me një fjali, dhe papritur je duke jetuar ëndrrën tënde në një vend tjetër” – është këshilla e Arbenit për ju.
Historia e Arbenit është një dëshmi që mësimi i gjuhës nuk është vetëm një kurs – është një hap drejt ndryshimit të jetës. Nëse edhe ti ke një ëndërr për të studiuar, jetuar apo punuar jashtë vendit, tani është koha të nisësh. Fillo menjëherë. Fillo SOT.
