Si e mësova gjuhën gjermane për 6 muaj? – përvoja personale

Nëse e dëgjon këtë fjali për herë të parë, të duket diçka e paarritshme dhe e pamundur. Ndonëse gjuha është një galaktikë së cilës nuk i shihet fundi dhe asnjëherë nuk mund të mësohet komplet, nga përvoja personale them se ia dola të mësoja 6 nivelet e gjuhës e shumëçka tjetër. Ja si…

-E PLANIFIKOVA DITËN DHE ORËT PËR MËSIM

Për të mësuar një gjuhë të re brenda 6 muajve, është shumë e rëndësishme të kesh një plan të strukturuar. Unë fillova me të paktën 3 orë mësim në ditë, me 3 herë pushim nga 10 minuta .Për ju të cilët e keni të vështirë koncentrimin me orë të gjata, mund të mësoni nga 1 orë pastaj pushoni aq sa keni nevojë dhe rikthehuni në mësim përsëri.

-PËRDORA DISA APLIKACIONE

Për të mbajtur veten aktiv gjatë mësimit të gjuhës, përdora aplikacione si Duolingo dhe Babbel, të cilat ofrojnë ushtrime dhe mundësi të mësohet pjesa e gramatikës dhe fjalorit çdo ditë. Këto aplikacione janë shumë ndihmuese për të krijuar një bazë të fortë gjuhësore.

-SHIKOVA VIDEO DHE FILMA

Kur mësimin e shndërron në argëtim, gjithçka është më e lehtë. Mua më pëlqen shumë të shoh filma, andaj çdo film e shikoja në gjuhën gjermane. Thjesht hapeni Netflix-in, zgjedhni filmin në zhanrin që dëshironi dhe ose shikojeni me titrat në gjermanisht, ose dëgjoni dublimin.

-FLISJA GJERMANISHT ME MOTRËN

Motra ime e di gjuhën gjermane andaj fillova të flas me të. Edhe pse nivelet tona të njohurive janë të ndryshme, mundohesha të gjeja një përgjigje për secilën situatë.

Nëse nuk keni ndonjë familjar me të cilin mund të praktikoni, kërkoni nga Inteligjenca Artificiale (ChatGPT) disa tema të përditshme dhe mendoni për to, më pas flisni me zë të lartë.

-FILLOVA NJË KURS SUPER-INTENSIV

Kurset Super-Intensive kanë një sistem ideal për mësimin e gjuhës brenda 6 MUAJVE.

Unë përfundova një nivel brenda 1 Muaji, në të cilin mbanim 5 herë në javë, nga 3 orë mësim.

Kursi më ndihmoi shumë të mësoja rregullat gramatikore si dhe të praktikoja komunikimin me shokët e grupit apo mësimdhënësen.

-PATA DURIM DHE KONSISTENCË

Mund të duket diçka e paarritshme por unë ia dola.  Edhe pse kam ende shumë për të mësuar, përmes këtyre metodave, me durim dhe punë arrita të përfundoj të gjitha nivelet dhe të zotëroj njohuri mjaft të mira të gjuhës gjermane.

Mos u dorëzoni, mësimi i një gjuhe kurrë nuk ka qenë më i lehtë, falë mundësive që kemi sot.

Fillo sot rrugëtimin tënd drejt suksesit!

Na kontaktoni për orarin, çmimet dhe nivelin e duhur për ju.

© 2026 Ré nao Course. Të gjitha të drejtat e rezervuara.